Strategji të vazhdueshme të cilat duhet të merren parasysh:
Sistemit për arsim profesional dhe trajnim i nevojiten inovacione të vazhdueshme në pajtim me nevojat e tregut të punës, që të përmirësohet shkalla e punësimit të të rinjve dhe të rritet efikasiteti ekonomik. Krahas kësaj, të rinjtë duhet të kenë mundësi të trajnohen për të gjitha aftësitë për të cilat kanë talent dhe preferenca.
Një prej intervenimeve kyçe të projektit është përgatitja e Strategjisë nacionale për mësim të përjetshëm 2016-2020. Arsimi i mesëm profesional dhe arsimimi i të rriturve paraqesin dy shtylla të strategjisë që do të përgatiten gjatë projektit dhe do ta mbështesin drejtimin e reformave në APT dhe ARR të cilat veç më janë përcaktuar në strategjitë e lartpërmendura sektoriale. Kjo strategji nacionale do t’i mbështesë institucionet shfrytëzuese në zhvillimin e vizionit për sistemin e mësimit të përjetshëm në vend.
Pesë Komponentët e këtij projekti lidhen midis vete dhe duhet të përfshijnë aktivitete për lidhje. Aktivitetet projektuese janë drejtuar nga: ndihmesa e procesit të përgatitjes së standardeve të profesioneve dhe standardeve për kualifikime, reforma në programet mësimore për APT dhe mbështetjen e zbatimit të programeve mësimore të reformuara, trajnimin e mësimdhënësve, drejtorët e shkollave për APT dhe personelit tjetër relevant. Gjithashtu, projekti do ta mbështesë gatishmërinë, zhvillimin dhe testimin e nevojave të programeve për arsimimin e të rriturve në pajtim me nevojat e tregut të punës, do të sigurohet mbështetje për vendosjen dhe funksionimin e institucioneve publike për arsimimin e të rriturve në nivel lokal, etj.
Që të mësoni më shumë për aktivitetet konkrete të projektit sipas komponentëve, ju lutemi hynë në Listën e fakteve .
Për më shumë informacione lidhur me projektin, ju lutem na kontaktoni në contact@mon.gov.mk.