NXËNËSIT

Jeni në përfundim të shkollës së mesme dhe a jeni duke menduar se çka më tej? A dëshironi që shpejtë të fitoni njohuri dhe të keni mundësi të fitoni para tuaja për 2-3 vjet? A jeni të interesuar të mësoni diçka që është relevante në tregun e punës me qëllim që të keni mundësi më të mëdha për të gjetur punë?

 

Atëherë duhet të ndaloni në ndonjërën prej shkollave për APT në vend. Ato tani bazohen në profile të reformuara të profesioneve të cilat lidhen me nevojat në tregun e punës dhe trendet e parapara të ardhshme. Në këtë mënyrë, do të arsimoheni në mënyrë përkatëse dhe do të mësoni aftësi të cilat në mënyrë efektive përshtaten në treg për qëllimet e punësimit!

Përfitimet prej regjistrimit në shkollë për APT janë:

  • Profilet profesionale janë reformuar sipas tregut të punës – disa janë mënjanuar, disa janë rishikuar, ndërsa janë kyçur edhe të reja me qëllim që nxënësit të mund ta mësojnë atë që është relative në tregun e punës; 
  • Programi mësimor për trajnime është pasuruar;
  • Është vendosur bashkëpunim më i mirë me punëdhënësit me qëllim që të sigurohet më shumë punë praktike, ndërsa ajo që mësohet në shkolla ka lidhshmëri reale me atë që u nevojitet punëdhënësve;  
  • Në fund të arsimit, nxënësit i fitojnë kompetencat profesionale konkrete të cilat i kërkojnë punëdhënësit;  
  • Janë përfshirë edhe më shumë aftësi të buta që të mund të përgatiteni për adaptimin më të shpejtë të ndryshimeve të vazhdueshme në një botë në të cilën lidhshmëria midis tyre është gjithnjë e më e madhe;
  • Për herë të parë janë krijuar module të cilat do t’u mundësojnë të kombinoni pjesë prej arsimit të cilat ju përshtaten juve dhe të avancoheni për të njëjtat;  
  • Mësimdhënësit janë të trajnuar për zbatimin e reformave dhe është vendosur “mësim në të cilin nxënësi është vënë në qendër” që siguron proces më aktiv të mësimit; 
  • Tani, në shkollat për APT janë përfshirë edhe këshilltarë për karrierë të cilët ju ndihmojnë gjatë sjelljes së vendimeve lidhur me karrierën tuaj;
  • Arsimi profesional tani është harmonizuar me Kornizën evropiane të kualifikimeve dhe atë që e mësoni në shkollën tuaj për APT është e zbatueshme kudo në Evropë!  
Regjistrohuni në shkollë për APT ku e ardhmja është në duart tuaja!