Kam mësuar për hotelieri dhe turizëm në shkollën për arsimim profesional “Vanço Pitosheski” në Ohër. U regjistrova në programin trevjeçar që të mësoj për gjellëbërës, ndërsa vazhdova edhe në vitin e katërt që të bëhem teknik hotelieriko-turistik. Mund të them se absolutisht ia vlen që të mbarosh arsim profesional, veçanërisht pasi që kërkesa për këtë profesion është shumë e lartë për momentin. Me punë praktike filluam që në shkollë, pasi që për ata të cilët janë të mirë në atë që e bëjnë gjetja e punës ishte më e lehtë. Me të vërtetë është e shkëlqyer që kur të jesh i ri të disponosh me financa tua të cilat mund t’i harxhosh siç dëshiron dhe mos të kërkosh para prej prindërve. Në këtë profesion mund të realizoni sukses si edhe në çdo profesion tjetër – kështu, për shembull, unë arrita ta fitoj vendin e tretë në një garë ndërkombëtare në Kroaci ku kam garuar me garues prej mbi 10 vendeve të Evropës. Gjithsesi, kam edhe shumë për të mësuar dhe të përmirësohem si gjellëbërës. Punoj shumë dhe shpresoj se një ditë do të bëhem gjellëbërës i njohur botëror, si Xhejmi Oliver.

Daniel Zdraveski, Gjellëbërës

Që e vogël kam ëndërruar që të merrem me kozmetikë; vazhdimisht i grimoja kukullat dhe u bëja trajtime të ndryshme bukurie. Për mua ishte përzgjedhje e natyrshme që arsimin tim ta vazhdoj në shkollën profesionale “Dimitar Vllahov” për t’u trajnuar si Teknike e kozmetikës. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, kam punuar në disa sallone të bukurisë me renome ku kam fituar përvojë. Tash e gjashtë vjet posedoj sallonin tim të bukurisë në Debar Mëhallë në Shkup dhe kam klientë të rregullt, besnikë dhe të kënaqur, numri i së cilëve rritet vazhdimisht. Jam shumë e kënaqur që posedoj biznesin tim pasi që ndjenja për të punuar për veten është shumë më ndryshe – të jep motivim që vazhdimisht të bësh përpjekje për t’u përmirësuar. Nga këndvështrimi i tanishëm, jam e lumtur që e bëra përzgjedhjen e vërtetë në pikëpamje të arsimit dhe profesionit tim. 

Lidija Dimovski, Teknike e kozmetikës dhe pronare e Studios së ondulimit dhe kozmetikës “TRI”

28 nëntor 2016

Takimi i dytë konsultativ lidhur me përgatitjen e Strategjisë për mësim të përjetshëm 2016-2020 u mbajt më 28 nëntor 2016, në të cilin u mblodhën ekspertët projektues dhe faktorët relevant në hotel

20 tetor 2016

Një prej elementeve më të rëndësishme të procesit të reformimit të APT është inovacioni në kuadër të mësimit dhe vlerësimit.

21 shtator 2016

Më 21 shtator 2016, në hotel “Holidej In” u mbajt ngjarja zyrtare e projektit “Përforcimi i mësimit të përjetshëm përmes modernizimit të sistemeve për arsim profesional dhe trajnim dhe arsimimit të

No front page content has been created yet.