ARSIMIM I REFORMUAR APT

Prapavija

Përgatitja e programeve për arsim profesional lidhet ngushtë me zhvillimin ekonomik, teknologjik dhe social të shoqërisë në tërësi. Shkollat dhe institucionet për trajnim duhet të kenë mundësi që në kohë t’u përgjigjen nevojave individuale, ashtu edhe mundësive për punësim.

Programi mësimor i cili bazohet në module dhe kompetenca paraqet qasje në të cilën është integruar fitimi i njohurive të përgjithshme, teoria profesionale dhe aftësitë praktike. Përmes procesit arsimor, nxënësit do të fitojnë kompetenca për kryerjen e detyrave gjithëpërfshirëse të punës, ndërsa gjithashtu do të fitojnë edhe kualifikime të pranuara.

Qëllimi kryesor është të krijohen programe arsimore fleksibile dhe të hapura të cilat mund të krahasohen dhe të jenë relevante në raport me ato që janë në dispozicion në vendet e BE-së, ndërsa edhe t’i plotësojnë nevojat e tregut të punës. Arsimi profesional i cili është i reformuar siguron plane arsimore dhe programe për arsimin profesional trevjeçar për profesione të ndryshme.

Arsimi profesional për profesione të ndryshme

Arsimi profesional për profesione të ndryshme zgjat tre vjet dhe mundëson hyrje të drejtpërdrejt në tregun e punës ose vazhdim të mëtejmë të arsimit. Trajnimi praktik u realizua si në shollat për ATP, ashtu edhe përmes programeve praktike të siguruara nga punëdhënësit. Pas përfundimit të arsimimit profesional për profesione të ndryshme, nxënësit e japin provimin përfundimtar dhe marrin Diplomë.

Funksionimi efektiv i APT varet prej kornizës së qartë të kualifikimeve të cilat mund të njihen. Kualifikimet të cilat janë pjesë e sistemit arsimor nacional janë definuar në National Qualification Framework ku është shfaqur summary e radhës lidhur me trajnimin profesional dhe arsimin profesional për profesione të ndryshme.

Karakteristikat e trajnimit dhe kualifikimet:

Kushtet për regjistrim

Arsimin e përfunduar fillor. Mund të regjistrohen nxënës me nevoja të veçanta.

Arsimim profesional dhe trajnim

Kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Procesi arsimor realizohet në pajtim me planet mësimore të cilat janë përgatitur nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe Qendrës për APT, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës . Mësimi bëhet në shkolla profesionale ose në institucionet për arsimimin e të rriturve. Puna praktike zbatohet në shkolla dhe/apo te ndonjë punëdhënës. Në planet dhe programet mësimore janë përmbajtur qëllime, sfera arsimore, tema dhe përmbajtje, aktivitete dhe metoda për mësim, duke e përfshirë edhe përdorimin e obliguar të TIK, standardeve arsimore, profilin e mësimdhënësve, hapësira dhe pajisje dhe vlerësimin e rezultateve të nxënësve.

Planet dhe programet e reja mësimore për APT trevjeçar bazohen në standarde për kualifikime të cilat lidhen në mënyrë përkatëse me standardet relevante të profesioneve. Tre elementet (programi mësimor, standardi për kualifikime dhe standardi për profesione) janë krijuar në mënyrë të sinkronizuar, në pajtim me metodologjinë koherente.

Kualifikimi i mësimdhënësve

Të gjithë mësimdhënësit kanë arsim të lartë dhe japin provimin profesional. Kandidatët të cilët vijnë prej fakulteteve jopedagogjike për kualifikime shtesë për metodikë në institucione arsimore të akredituara dhe provim profesional, në pajtim me Ligjin për arsim të mesëm. Me përjashtim, mësimdhënësit për trajnim praktik mund të jenë edhe persona me arsim të mesëm specialist apo arsim të lartë profesional, me kualifikime mësimore prej fakulteteve përkatëse dhe me provim profesional të dhënë.

Një komponentë e zhvillimit profesional të vazhdueshëm të mësimdhënësve për APT (për lëndë profesionale dhe për punë praktike) është trajnimi në kompani. Trajnimi përfshin: inovacione teknologjike, siguri dhe mbrojtje në vendin e punës, komunikim, organizim, përgatitjen e vendit të punës, etj.

Rezultate të pritura prej mësimit

Rezultatet e mësimit definohen përmes qëllimeve dhe rezultateve të pritura të përcaktuara në programet, për çdo lëndë më vete.

Vlerësimi dhe shpërblimi

Vlerësimi i njohurive të fituara, aftësive dhe shprehive bëhet vazhdimisht gjatë gjithë procesit të mësimit, përmes vlerësimit me gojë dhe me shkrim dhe përmes vlerësimit të projekteve të përgatitura. Ndjekja e progresit të aftësive të cilat janë fituar përmes trajnimit praktik bëhet nga mësimdhënësi dhe mentori i emëruar nga punëdhënësi.

Krahas kësaj, Qendra shtetërore e provimeve zbaton testim ekstern të dy lëndëve. Rezultatet e këtij testimi evidentohen në dëftesat për çdo vit të përfunduar arsimor. Pas përfundimit të arsimit profesional për profesione të ndryshme, zbatohet provimi përfundimtar me pjesën teorike dhe praktike. Pjesa teorike jepet në mënyrë intertne. Pjesa praktike jepet para Komisionit të mësimdhënësve dhe punëdhënësve të cilët janë deleguar prej Odave. Pjesëmarrësit marrin  Diplomë  për prodhimin e dhënë përfundimtar.

Mundësitë për depërtim

Nxënësit të cilët kanë mbaruar APT mund të vazhdojnë në programin i cili çon në universitet, por, ajo që është më e rëndësishme, ata do të jenë të gatshëm menjëherë të punësohen në ndonjërën prej industrive në vend.

Tregu i punës

Qëllimi kryesor i programeve për APT është që tërësisht t’i përgatisë individët për punën në ndonjë biznes të ri apo ekzistues.