Punëtori e zbatuar me sukses për strategjinë për mësimin e përjetshëm
28 nëntor 2016

Takimi i dytë konsultativ lidhur me përgatitjen e Strategjisë për mësim të përjetshëm 2016-2020 u mbajt më 28 nëntor 2016, në të cilin u mblodhën ekspertët projektues dhe faktorët relevant në hotel “Arka” në Shkup me qëllim që të diskutojnë për gjendjen aktuale në sektor dhe drejtimet për zhvillimin e saj të ardhshëm.

Strategjia për mësim të përjetshëm 2016-2020 është një prej dokumenteve kryesore të parapara në kuadër të projektit të financuar nga BE “Përforcimi i mësimit të përjetshëm përmes modernizimit të sistemeve për arsim profesional dhe trajnim dhe arsimimin e të rriturve” të cilën e realizon Këshilli Britanik dhe partnerët e tij të konsorciumit.

Z-nja Marijana Matake, Eksperte kryesore për arsimimin e të rriturve dhe mësimit të përjetshëm, në fjalimin e saj hyrës, dha detaje lidhur me zhvillimin e deritanishëm të projektit dhe mënyrën në të cilën mësimi i përjetshëm do të kontribuojë për angazhimet e përgjithshme për zhvillimin e kësaj sfere.

“Dy raporte tashmë janë në dispozicion në pikëpamje të gatishmërisë institucionale dhe lidhjeve midis organizatave të cilat janë involvuar në diversitetin e mësimit të përjetshëm, duke e përfshirë edhe kornizën juridike. Dokumenti i dytë është Vlerësimi i nevojave për trajnimin e institucioneve të involvuara dhe analizën e rritjeve potenciale të kapacitetit të shfrytëzuesve të trajnimit” – tha z-nja Matake.

Me një prezentim shumë inspirues, doc. Dr. Elena Rizova, Kryetare e Këshillit për arsimimin e të rriturve, e shfaqi konceptin dhe definimin e mësimit të përjetshëm, se si mund të zbatohet i njëjti, rolin që mund ta ketë në të ardhmen dhe drejtimi i cili duhet të ndiqet për të arritur deri atje.

Prof. Dr. Heribet Hinzen, Ekspert dytësor për mësim të përjetshëm, i angazhuar nga projekti, prezantoi shembuj nga teoria dhe praktika për mësim të përjetshëm në shtetet evropiane. Ai gjithashtu iu referua dokumenteve të cilat miratohen dhe sillen në nivel ndërkombëtar. Një prej tyre fokusohet në angazhimin “Të sigurohet arsimi inkluziv dhe i drejtë e cilësor dhe të sigurohen mundësi për mësimin e përjetshëm për të gjithë” – pjesë e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Me punën në grupe dhe me diskutime të njëpasnjësshme, kjo punëtori siguroi mundësi të mëdha për faktorët kryesorë – Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Qendrën për trajnim porfesional, Qendrën për arsimimin e të rriturve, Universitetet e hapura të qytetarëve dhe përfaqësuesit e disa institucioneve të tjera – të sigurojnë shqyrtim shtesë dhe informacione lidhur me qëllimet dhe sfidat të cilat duhet të merren parasysh në kuadër të Strategjisë për mësim të përjetshëm 2016-2020. Pjesëmarrësit gjithashtu u dakorduan për hapat e radhës dhe për planin e punës për zhvillim.